Tërheqja nga Afganistani, SHBA ndryshon plan

05/06/2011 16:40

Plani për tërheqjen e trupave të amerikane në Afganistan mund të pësojë disa ndryshime.

Kjo u njoftuan nga vetë Sekretari i mbrojtes, Robert Gates. Numri 1 i Pentagonit, që ndodhet për një vizitë në Afganistan, ku po takohet me trupat amerikane atje, tha nga baza ushtarake e Dëyer, se në planin e tërheqjes mund të përcaktohet një datë konkrete, jo shumë e largët për tërheqjen e 30 mijë trupave që shkuan si përforcim në vitin 2009.

Sipas planit, administrata Obama, synon tërheqjen e trupave të saj ushtarake nga Afganistani deri në vitin 2014, për të mbajtur atje vetëm një mision trajnues, e njëjta strategji që u ndoq në Irak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA