Mbahet panairi kulinarisë në Antigonë

05/06/2011 18:30

Gatime tradicionale si byrek, petulla, mish qingji dhe prodhime bio të zonës jugore kanë ofruar amvisat gjirokastrite në panairin  e kulinarisë në komunën Antigonë.

I shndërruar tashmë në një traditë të përvitshme, ky panair ka si qëllim të nxjerrë në pah vlerat e kësaj zone si dhe të motivojë banorët e saj për shërbime turistike.

30 pjesëmarrës me produktet e tyre bio kanë shkëmbyer ide ndërmjet tyre se cfarë  duhet të bëjnë, të organizohen me njëri-tjetrin dhe të koordinohen për shërbime të vecanta për të thithur turistë në këtë zonë.

Komuna Antigonë ndodhet vetëm 15 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës.   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA