Në orën 19:00 përfundoi orari zyrtar i votimit në Maqedoni.

Mbi 1.8 milion shtetas me të drejtë vote u ftuan për të zgjedhur ligjvënësit e rinj të parlamentit maqedonas në procesin zgjedhor që ishte i parakohëshëm.

Në zgjedhje morën pjesë 7 parti politike shqiptare dhe sondazhet e para paraqisnin fituese partinë e Ali Ahmetit, Bashkimi Demokratik për Integrim.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Shkup tha se procesi u zhvillua kryesisht i qetë, pa ndonjë incident. Komisioni tha se ka patur raste sporadike ku është vënë re fotografimi i votës prej votuesit.

Pas mesditës pjesëmarrja në votime, sipas Komisionit ishte mbi 30 përqind. Komisioni duhet të nxjerrë rezultatin, sipas ligjeve vendase, brenda 24 orëve të ardhshme

Top Channel