Izrael, viktima në kufi

05/06/2011 16:00

Ushtria izraelite ka qëlluar ndaj protestuesve sirianë pro palestinezë kur ata u përpoqën të kalonin kufirin në lartësitë Golan. 

Televizioni sirian foli për katër protestues të vrarë dhe nëntë të plagosur gjatë marshimit të mbajtur me rastin e 44 vjetorit të luftës gjashtë ditore në vitin 1967.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu kishte bërë të qartë se nuk do të lejohej shkelja e kufinjve izraelitë nga ekstremistët, sic i quajti ai.

“Udhëzova forcat e sigurisë të veprojnë me vendosmëri dhe vetëpërmbajtje për të mbrojtur sovranitetin e kufinjve tanë, të qyteteve dhe të qytetarëve të këtij vendi. Elementët ekstremistë nuk duhen lejuar të kalojnë kufirin”, tha Netanyahu gjatë takimit të përjavëshëm të kabinetit në Jeruzalem.

Megjithatë, qindra demostrues u afruan televe me gjemba pranë kufirit Siri-Izrael. Shumë prej tyre mbanin në duar flamuj palestinezë dhe sirianë. Njerëz nga turma qëlluan me gurë ushtarët në anën tjetër të kufirit.

Sipas zyrtarëve në Tel Aviv, ushtarët kanë lëshuar disa paralajmërime në gjuhën arabe e kanë qëlluar në ajër përpara se të merrnin në shënjestër këmbët e protestuesve që i afroheshin gardhit rredhues.

Izraeli poshtoi nga Siria lartësitë Golan pas luftës së shkurtër të 1967, konflikt gjatë të cilit pushtoi edhe Jeruzalemin Lindor, Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazas, duke ndryshuar kufinjtë në rajon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA