Ankand për të brendshmet e Madoff
05/06/2011 21:50
Në përpjekje për të fituar sa më shumë të ardhura nga shitja e objekteve personale dhe pasurive të ndryshme të mashtruesit të Ëall Street, Bernard Madoff, autoritetet amerikane nxorrën në ankand edhe të brendshmet e tij.
Mbathjet dhe të gjitha të brendshmet e tjera të sekuestruara në banesën e Palm Beach të mashtruesit dolën në ankand duke u shitur për 200 dollarë.
Shuma e fituar do t’i bashkohet fondit të krijuar posacërisht për kompensimin e viktimave të mashtruesit, që tashmë ndodhet në burg i dënuar me 150 vjet heqje lirie.
Top Channel