Në një interviste per “Frankfurter Allemajne Caitung”, presidenti serb, Boris Tadic i përgjigjet pyetjes për bashkimin mes Kosovës dhe Shqipërisë që e quan një qëllim të rrezikshëm, por që mund të sjellë marrëveshje.

“Krijimi i Shqipërisë së madhe është plani afatgjatë politik i shqiptarëve. Ky plan si një qëllim i njëanshëm është shumë i rrezikshëm, por ne mund të pajtohemi me të, nëse kemi zgjidhje me marrëveshje. Në bazë të këtij pakti të gjitha palët marrin diçka, e cila krijon një zgjidhje të qëndrueshme, paqe dhe stabilitet, që mund të jetë për të gjitha palët jashtëzakonisht e dobishme”, tha Tadic.

Tadic thotë se nëse flitet për Serbine e Madhe ajo nuk është një zgjidhje e madhe, ndërsa kundërshton edhe ndarjen e Bosnjes.

“Unë jam kundër politikes për krijimin e shteteve të mëdha. Ndaj le të përpiqemi, të gjejmë zgjidhje praktike për problemet”, tha ai.

Top Channel