Papa Benedikti viziton sot Kroacinë
04/06/2011 09:55
Papa Benedikti XVI do të bëjë vizitën e tij të parë në Ballkan, me një udhëtim dyditor në Kroacinë me shumicë katolike.
Papa ka qenë një mbështetës i bashkimit të Kroacisë me BE-në, që do t’i shtonte një tjetër komb të përkushtuar katolik bllokut evropian.
Por shumë kroatë druhen se mund të mbasin identitetin e tyre kombëtar dhe fetar nëse vendi anëtarësohet në BE, gjë që mund të ndodhë në 2013-ën.
Megjithatë, pavarësisht entuziazmit, në Kroaci ka pasur kritika për koston e vizitës së atit të shenjtë, që shkon në 4 milionë euro.
Gjatë ditës së shtunë, Papa Benedikti ka në program një takim me liderët e shtetit kroat, me të cilin Vatikani ka pasur një marrëdhënie të vecantë, dhe më pas një fjalim.
Top Channel