Nielsen: Edhe unë e dashura e Schwarzenegger

04/06/2011 17:15

Pas skandalit të Arnold Schwarzenegger që tradhëtoi bashkëshorten e tij me kujdestaren e shtëpisë me të cilin kishte pasur edhe një djalë që mbeti sekret deri disa javë më parë, të gjithë kanë diçka për të thënë për lidhjet e “Terminator”.

Këtë herë është Brigitte Nielsen, që në biografinë e saj skandal “You only get one life”, tregon për marrëdhënien e saj të nxehtë me Schwarzy.

Në një intervistë për “Daily Mail”, aktorja-modele me origjinë daneze tregon që gjatë bashkëpunimit në filmin “Yado”, i dalë në 1985, me Schwarzenegger shkonte shumë jo vetëm në sheshxhirim, por edhe në krevat.

“Do donim të provonim gjithçka dhe e kemi bërë. Nuk kishim detyrime, premtime, asgjë. Ishte një periudhë e jashtëzakonshme”, tregon ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA