Kripa dhe ndihma e saj në shtëpi

04/06/2011 11:00

Kripa nuk është vetëm nje element bazë në kuzhinë, por edhe një ndihmuese shumë e mirë pas pastrimin shtëpiak.

Kripa, në cdo kohë ka qenë një produkt me vlerë të madhe tregtare dhe është simbol i legjendave dhe kryefjalë e shumë proverbave. Vec përdorimit të saj në ushqime, kripa mund të jetë një prej aleatëve kryesore për pastrimin shtëpiak, falë disa karakteristikave kryesore asborbuese dhe aromatike.

1 – Kripa shërben për pastrimin e tenxhereve
Nëse gjatë gatimit është djegur ndonjë ushqim, në enë hidhet ujë me kripë. Kjo ndihmon që mbetjet e ngjitura të hiqen më lehte.

2 – Kripa heq mykun
Veshjet e ndotura me myk pasi lahen dhe thahen, mund tw pastrohen edhe me një perzjerjeje kripe, uji dhe uthulle të bardhë.

3 – Pastrimi i tubacioneve
Për erërat e këqija në tubacionet e lavamanit apo lavapjatit mund të kryhet një veprim shumë i thjeshtë. Hidhni tre lugë kripe dhe ujë te nxehtë.

4. Metale, ar, argjent, bronz e bakër
Kripa,mielli dhe uthulla krijojnë bashkë një pastë që është shumë e mirë për pastrimin e të gjitha metaleve në shtëpi. Ari, argjendi, bakri dhe bronzi shkelqejnë nëse pastrohen me pastën e sipërpërmendur.

Në fund edhe disa truke të vogla që mund të bëni në shtëpi me kripen:

Hidhni pak kripe në hyrje të shtëpisë (nëse pranë keni një kopsht) dhe mbani larg milingonat.
Hidhni pak ujë më kripë në vazot e luleve për t’i bërë ato të qëndrojnë të freskëta për një kohë më të gjatë
Përpara se të përdorni gota të reja, lajini ato me pak ujë të kripur

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA