Greva e ish-luftëtarëve të UCK-së të gjymtuar gjatë luftimeve ka hyrë në ditën e 12-të të saj.

Gjendja shëndetësore  e grevistëve është përkeqësuar, por ata vazhdojnë me këmbëngulje qendrimin përpara godinës së kryeministrisë duke kërkuar një ligj të vecantë për trajtimin e tyre.

Veteranët shprehen se nuk ndodhen në grevë për lëmoshë, por për t’u miratuar sa më parë një ligj i vecantë për ta dhe të kalojë sa më parë në Kuvendin e Kosovës, ligji për veteranët e luftës.

Top Channel