Raportuesi i BE-së për Serbinë, Jelko Kacin e ka vlerësuar si të
pakuptimtë bojkotin që presidenti Boris Tadic u ka bërë samiteve
ndërkombëtare për shkak të Kosovës.

“Kjo nuk ka kuptim. Serbia duhet patjetër ta kuptojë se marrëdhëniet e mira me Kosovën janë në interesin e saj”, ka deklaruar Kacin për të përditshmen serbe “Danas”.

Tadic javën e kaluar bojkotoi samitin e Varshavës dhe këtë javë festën kombëtare të Italisë, për shkak të pranisë së presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Faktori ndërkombëtar, SHBA dhe BE, mbeti i zhgënjyer nga kjo zgjedhje e kreut të shtetit serb, i cili e njoftoi bojkotin përmes shtypit.

Top Channel