Përfaqësuesit e trojkës, KE, BQE dhe FMN, i kanë dhënë dritën jeshile dhënies së këstit të pestë për Greqinë.

Huaja prej 12 miliardë eurosh për shtetin helen do të jetë në dispozicion në ditët e para të muajit të ardhshëm, bëjnë të ditur mediat evropiane.

Sipas burimeve, edhe bankat private do të kontribuojnë në shpëtimin e Greqisë nga rënia në humnerën e krizës së thellë ekonomike.

Nga ana e tij, BE ka vendosur të lancojë një plan të ri ndihmash, por presidenti i Eurogrupit, Jean Claude Juncker nuk e ka bërë të ditur shifrën.

Qeveria e Athinës e ka pritur këtë vendim të trojkës në ethe, pasi në javët e fundit kanë qenë të shumta deklaratat që paralajmëronin mosdhënien e ndihmës.

Top Channel