Ish-gjenerali serbo-boshnjak Ratko Mlladic ka dale sot per herë të parë përballë Gjykatës së Hagës.

Mlladic u arrestua javën e shkuar në Serbi pas 16 vjetësh arrati, ndërsa kërkohej nga drejtësia ndërkombëtare për krimet e kryera gjatë luftës së Bosnjës nga vitii 1992 deri në vitin 1995.

Avokati mbrojtës dhe familjarët e Mlladic, thonë se ai është i sëmurë, por doktorët bënë me dije se ish-gjenerali ishte në gjendje të dilte para gjykatës.

Mlladic akuzohet si autor i masakrës së Srebrenicës, ku mbetën të vrarë 8 mijë djem dhe byrra myslimanë. Po ashtu drejtësia e akuzon Mlladic për genocid, perkekutim, vrasje, deportim, akte cnjerëzore, terror, pengmarrje me qëllim zhdukjen e myslimanëve nga territoret boshnjake.

Top Channel