Ish-gjenerali serbo-boshnjak Ratko Mlladic doli sot përballë gjykatësve
të Hagës, në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugollsavinë.
Ish-gjenerali nuk u deklarua as fajtor as i pafajshëm, por tha se kishte
mbrojtur njerëzit dhe vendin e tij.

Fillimisht Mlladic ka kërkuar që të lexoje akuzat e “tmerrshme” të cilat i janë drejtuar atij. Gjykatësi Alphonse Orie ka caktuar seancën e radhës që do të jetë më 4 korrik, duke i dhënë Mlladicit 30 ditë kohë për të përgatitur mbrojtjen e tij

“Dua të lexoj akuzat e tmerrshme ndaj meje. Këto janë akuza monstruoze që nuk i kisha dëgjuar kurrë më parë”, tha Mlladic duke iu drejtuar trupit gjykues, duke shpjeguar se kërkonte dy muaj kohë për të lexuar dokumentacionin.

Mlladic u arrestua javën e shkuar në Serbi pas 16 vjetësh arrati, ndërsa kërkohej nga drejtësia ndërkombëtare për krimet e kryera gjatë luftës së Bosnjës nga viti 1992 deri në vitin 1995.

Avokati mbrojtës dhe familjarët e Mlladic, thonë se ai është i sëmurë, por doktorët bënë me dije se ish-gjenerali ishte në gjendje të dilte para gjykatës.

Mlladic akuzohet si autor i masakrës së Srebrenicës, ku mbetën të vrarë 8 mijë djem dhe byrra myslimanë. Po ashtu drejtësia e akuzon Mlladic për genocid, perkekutim, vrasje, deportim, akte cnjerëzore, terror, pengmarrje me qëllim zhdukjen e myslimanëve nga territoret boshnjake.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA