Ish gjenerali serbo-boshnjak, Ratko Mlladiç do të shfaqet sot për herë të parë përpara gjykatësve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale që e akuzojnë për vrasje, krime lufte dhe krime kundër kundër njerëzimit.

I arrestuar javën e shkuar në Serbi pas 16 vitesh në kërkim, Mlladiç është i akuzuar për masakrën e Srebrenicës, ku humbën jetën 8 mijë myslimanë.

Gjykatësit e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë do i kërkojnë të identifikohet dhe t’u përgjigjej pyetjeve për gjëndjen e tij shëndetësore.

Top Channel