
Fushata elektorale në Maqedoni hyn në ditën e fundit të saj dhe partitë politike shqiptare atje, vazhdojnë me intensitet takimet elektorale me mbështetësit e tyre.
Kreu BDI-së, Ali Ahmeti, para simpatizantëve të partisë së tij në Shkup, tha se ka ardhur momenti që përfundimisht të zgjidhet cështja e emrit mes Shkupit dhe Athinës dhe Maqedonia të vazhdojë rrugën e integrimit të saj drejt NATO-s dhe BE-së.
Ndërsa PDSH nga Gostivari akuzoi qeverinë e kryeministrit Gruevski se ka përdorur një plan nazist për të asimiluar shqiptarët. Kreu i kësaj partie, Menduh Thaci tha se gjatë viteve të kaluara, aparati shtetëror në bashkëpunim me disa shqiptarë ka përdor forma të ndryshme për të shkatërruar PDSH-në që sipas tij është e vetmja parti që mbron interesat kombëtare.
Top Channel