Partitë e pozitës dhe opozitës në Kosovë kanë debatuar sot ashpër mbi punën e qeverisë kosovare në 100 ditët e para të saj.

Kreu i grupit parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini ka kërkuar që kryeministri Hashim Thaci dhe gjithë kabineti i tij të japin dorëheqjen pasi kanë dështuar dhe po e fusin vendin në një rrugë të rrezikshme.

Duke folur për dështimet, Gjini e ka vënë theksin tek prishja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Duke replikuar ndaj tij, ministri i Financave, Bedri Hamzaj ka deklaruar se asnjë nga akuzat e ngritura nuk është e vërtetë.

Hamzaj ka sqaruar se përsa i përket marrëveshjes me FMN-në, grantet e humbura kanë qenë kredi dhe jo donacione.

Top Channel