Dy kompani, gjermania që menaxhon telekomin kroat dhe ajo që menaxhon atë austriak, do të marrin pjesë në garën për privatizimin e 75 për qind të aksioneve të Postë Telekomunikacionit të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria kosovare për Zhvillimin Ekonomik, përmes një komunikate për shtyp në të cilën thuhet se përzgjedhja e dy kompanive është bërë nga një panel ekspertësh.

Sipas njoftimit, nga gara janë eleminuar Albtelekomi shqiptar, kompania egjiptiane “Oraskom” dhe ajo jemenase “Saba Phone”.

Në njoftimin zyrtar saktësohet më tej se kompanitë e kualifikuara kanë mbi 170 milionë abonentë në mbarë botën dhe një kapital që në vitin 2009 ishte 67 miliardë euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA