Ish-komandanti i NATO-s për Evropën, Wesley Clark ka deklaruar se është i sigurt se persona të caktuar të qeverisë serbe e dinin prej kohësh vendin e saktë ku fshihej Ratko Mlladic.
Në një intervistë për një të përditshme boshnjake, Clark ka nënvizuar se BE ia kishte bërë të qartë Serbisë se, ballafaqimi i Mlladic me drejtësinë ishte i një rëndësie parësore.
“Regjistri i aksioneve të Mlladic është regjistër i një krimineli dhe jo i një gjenerali. Ai ishte një vrasës mizor, që në mënyrën më negative e tregoi veten me masakrën e Srebrenicës”, ka pohuar Clark.
Gjenerali amerikan ka shtuar më tej se në vitet 1993-94, ambasadori amerikan Charles Redman kishte përgatitur një plan paqeje për Bosnjen, por që u refuzua nga serbët me në krye Ratko Mlladic.
Top Channel