Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic do të zhvillojë sot në Pallatin e Qelqtë takime me përfaqësues të vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat serbe, sipas të cilave Jeremic do të diskutojë lidhur me hetimet për trafikun e organeve gjatë luftës në Kosovë.

Serbia kërkon nga OKB që të miratojë ngritjen e një grupi që të hetojë pretendimet e Dick Marty nën mandatin e Këshillit të Sigurimit.

Për Beogradin misioni EULEX nuk ka strukturat e duhura për të zhvilluar hetimet dhe as kompetenca për t’i shtrirë ato jashtë Kosovës.

Top Channel