Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri do të zhvillojë këto ditë një vizitë zyrtare në Greqi, ku do të takohet me zyrtarë të lartë grekë.

Sipas mediave kosovare, qëllimi i kësaj vizite do të jetë thellimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe tërheqja e investimeve greke në Kosovë.

Një vend të vecantë në axhendën e zonjës Tahiri, njoftojnë burimet, zë takimi me ministrin e Jashtëm grek, Dimitris Droutsas.

Me shefin e diplomacisë greke, Tahiri do diskutojë për bisedimet me Serbinë, ndërkohë që më vonë do të takohet edhe me akadmikë e përfaqësues të biznesit grek.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA