Shefi i delegacionit serb në dialogun teknik Kosovë–Serbi, Borisllav Stefanovic ka hyrë në Kosovë gjatë ditës së enjte.

Sic mësohet nga disa burime, që nga ora 10 ai ka qëndruar në pjesën veriore të Kosovës, ku ka zhvilluar takime me serbët e asaj pjese.

Po ashtu, sic mësohet, ai ka hyrë në Kosovë pa lejen e institucioneve shtetërore.

I kontaktuar përmes telefonit, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu ka thënë për Top Channel, se kishte informacione që Stefanovic kishte hyrë në Kosovë.

Sipas tij, policia u urdhërua që ta largojë Stefanovic nga Kosova dhe që në momentin që do ta gjejnte, do ta ndalonte dhe deportonte jashtë territorit të Kosovës.

Më herët qeveria e Kosovës mori një vendim për largimin e zyrtarëve të shtetit të Serbisë që hyjnë në Kosovë dhe zhvillojnë aktivitete politike pa lejen e institucioneve kosovare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA