Ministri serb i Mbrojtjes, Dragan Shutanovac ka mohuar lajmin se Ratko Mlladic ishte mjekuar dy vjet më parë në klinikën ushtarake të Beogradit, VMA.

“Ushtria serbe dhe shërbimet tona sekrete e kanë mbikëqyrur VMA-në për vite të tëra. Për këtë arsye, ka qenë e pamundur të hyje në të pa rënë në sy”, ka deklaruar Shutanovac.

Megjithatë, ministri ka theksuar se një hetim i gjerë do të nisë për të provuar se asnjë i kërkuar nga gjykata e Hagës është mjekuar në klinikën ushtarake.

“Nuk e di përse avokati i Mlladic ka zgjedhur të manipulojë opinionin publik në këtë mënyrë. Ai po akuzon të gjithë sistemin shëndetësor dhe degën ushtarake të tij”, ka shtuar Shutanovac.

Top Channel