Nënpresidenti amerikan Joe Biden i ka rikonfirmuar presidentes kosovare Atifete Jahjaga mbështetjen e SHBA për aspiratat e Kosovës.

Gjatë një takimi të zhvilluar në Romë, Biden e ka cilësuar zgjedhjen e Jahjagës si një vendim kyc për të ardhmen evropiane të Kosovës.

“Shteti amerikan do të vazhdojë të përkrahë Republikën e Kosovës”, i ka thënë numri dy i Shtëpisë së Bardhë presidentes kosovare.

Kjo e fundit, e ftuar në Romë nga homologu Napolitano, është takuar edhe me presidenten e Zvicrës, Kalmy Ray, presidentin afgan Hamid Karzai, atë kroat Ivo Josipovic, etj.

Top Channel