Ratko Mlladic vuan nga kanceri
02/06/2011 14:30
Ish-gjenerali serb Ratko Mlladic, i arrestuar më 26 maj në Serbi dhe i dorëzuar më 31 maj në Hagë vuan nga kanceri.
Sipas mediave ndërkombëtare, Mlladic vuan nga një formë e rëndë e kancerit në sistemin limfatik dhe i është nënshtruar kimioterapisë në vitin 2009.
Po ashtu mësohet, nga deklarimet e avokatit të tij Milos Saljic, se Mlladic është operuar në një spital të Beogradit.
Top Channel