Paltrow kërkon kujdestar-gjeni për fëmijët e saj
02/06/2011 16:00
Aktorja Gwyneth Paltrow dhe bashkëshorti i saj, Chris Martin (vokalist i grupit Coldplay), janë në kërkim të një kujdestari për fëmijët e tyre, por me kushtin që të jetë një gjeni.
Ky person duhet t’i mësojë greqishten e lashtë, latinishten, frengjishten dhe spanjishten fëmijëve të çiftit. Gjithashtu, çifti kërkon që ky person të jetë i aftë edhe në mësimdhënien e tenisit dhe lundrimit.
“Ata po kërkojnë dikë që të jetë poliglot, të ketë njohuri muzikore dhe të jetë në të njëjtën kohë një tip sportiv”, u shpreh një mik i çiftit.
Paga për këtë kujdestar do të jetë rreth 80 mijë euro.
Top Channel