Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka deklaruar se Rusia është kundër presioneve të jashtme ndaj vendeve të Ballkanit, që ato t’i bashkohen NATO-s.

Lavrov ka komentuar një deklaratë të bërë nga sekretari i përgjithshëm, Anders Fogh Rasmussen, se të gjitha vendet e rajonit duhet t’i bashkohen Aleancës.

“Ne mendojmë se aksesi në një organizatë ushtarake apo politike është një e drejtë sovrane dhe për këtë arsye nuk duhet të ketë influencë të jashtme”, ka pohuar Lavrov.

Lavrov e ka bërë këtë deklaratë gjatë një konferencë për shtyp me homologun bullgar Nikolai Mladenov, në Moskë.

Shefi i diplomacisë ruse ka shtuar se vendet që i bashkohen NATO-s bëhen automatikisht edhe anëtarë të Këshillit NATO-Rusi, që vepron në bazë të principeve të sigurisë së padukshme.

Top Channel