Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i ka cilësuar si të dështuara 100 ditët e para të qeverisjes së kryeministrit Hashim Thaci.

Mustafa është shprehur se në krye të qeverisë ka njerëz, sipas tij, të paskrupullt, që janë gati të bëjnë gjithcka për pushtetin e tyre.

“Qeveria Thaci është qeveri e prangave, që synon të marrë gjithcka për veten e saj dhe që nuk ka realizuar asnjë premtim që ka bërë”, ka deklaruar Mustafa.

Sipas tij, e vetmja gjë që ka bërë kjo qeveri për Prishtinën është burgosja e personave që kanë punuar seriozisht për këtë qytet.

Gjatë komunikimit të tij me mediat, Mustafa ka prezantuar edhe ekipin e tij të ekspertëve, që do të punojnë për një qeverisje më të mirë.

Ndërsa duke folur për bisedimet Prishtinë-Beograd, ai ka nënvizuar se ato janë në favor të Serbisë dhe në dëm të Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA