Dhoma e Apelit në Gjykatën e Hagës ka hedhur poshtë kërkesën e avokatëve mbrojtës të Ramush Haradinajt për përshpejtimin e rigjykimit.

Dhoma e Apelit ka urdhëruar prokurorët e cështjes që, përvec dy dëshmitarëve që nuk u paraqitën në gjykim, të thërrasë dëshmitarë të tjerë për rigjykimin e pjesshëm.

Sipas një komunikate për shtyp të lëshuar nga zyra e koordinatorit të mbrojtjes së Haradinajt, Michael O’Raily, mungesa e dëshmitarëve ka qenë pikërisht motivi për hapjen e rigjykimit të pjesshëm.

Sipas njoftimit, vendimi është marrë me shumicë votash nga anëtarët e Dhomës së Apelit, edhe pse është kundërshtuar nga kryetari i saj, gjyqtari Patrick Robinson.

Koordinatori i kreut të AAK-së njofton se pala mbrojtëse do të kërkojë që rigjykimi i pjesshëm të nisë sa më parë, mundësisht brenda pak javësh.

Top Channel