Norma e interesit në Greqi është shkurtuar sërish nga agjencia e kredive Moody’s. Shkurtimi i Moody’s është bërë me tre gradë, nga B1 në CAA1, vetëm pesë gradë larg nga mospagimi.

Norma e re e interesit do të thotë se është 50 për qind e sigurtë që Greqia do të dështojë në ristrukturimin e borxheve të saj në pesë vitet e ardhshme.

Ndërkohë, Athina është në përfundim të negociatave për tërheqjen e këstit të pestë të ndihmës prej 110 milionë eurosh nga BE dhe FMN.

Javën e kaluar, shefi i ministrave të Financave të eurozonës, Jean Claude Juncker deklaroi se FMN-ja mund të mos e aprovojë këstin e fundit, nëse Greqia nuk i bind ata se do të mbetet solide për 12 muajt e ardhshëm.

Top Channel