Ambasadori britanik në Serbi, Michael Davenport ka deklaruar se propozimi i zëvendëskryeministrit Ivica Dacic, që për kufijtë e Ballkanit të bisedohet me Shqipërinë, është jokonstruktiv.
Sipas Davenport, ideja, të cilën nuk e mbështesin as ambasadorët e tjerë të vendeve të BE-së në Beograd, ndikon negativisht në bisedimet Kosovë-Serbi.
“Natyrisht që ajo që thonë politikanët në Serbi dhe Kosovë ka ndikim. Mendoj se aktualisht të gjithë duhet të fokusohen në suksesin e dialogut, pasi ky është elementi kryesor”, ka pohuar Davenport.
Ministri serb Ivica Dacic deklaroi dje se Beogradi duhet të bisedojë me Tiranën zyrtare për ndarjen e Kosovës, duke e cilësuar këtë si opsionin më real për zgjidhjen e cështjes së statusit.
Top Channel