Shefja e Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton ka deklaruar se arrestimi i gjeneralit Ratko Mlladic jep shpresë për një paqe të përhershme në Ballkan.

“Kapja e Mlladic u kujton autorëve të vrasjeve masive se bota nuk do t’i tolerojë krimet e tyre”, është shprehur Ashton në një shkrim autorial në “The Guardian”.

Ish-komandanti i serbëve të Bosnjes u arrestua pas 16 vitesh arrati, në fshatin Lazarevo, rreth 80 kilometra në veri të Beogradit.

Shefja e diplomacisë evropiane ka shtuar se, është e bindur që arrestimi i tij është thjesht një rastësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA