Kryeministri i Republikës Serbe të Bosnjes, Aleksander Xhombic ka deklaruar se kabineti i tij do të krijojë një fond në mbështetje të Ratko Mlladic.

Xhombic u ka thënë gazetarëve se ky propozim do t’i paraqitet së shpejti ekzekutivit të tij, duke shprehur bindjen për një miratim unanim.

Komandanti i serbëve të Bosnjes, i cili masakroi popullsinë joserbe të këtij vendi, mbërriti në Hagë pasditen e djeshme, ndërkohë që të premten do të dalë para trupit gjykues.

Gjenerali famëkeq, i akuzuar për genocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, u arrestua më 26 maj në fshatin Lazarevo, rreth 80 kilometra në veri të Beogradit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA