Lunacek, nuk do të jetë përfaqësuese e BE-së në Kosovë

01/06/2011 10:00

Euro-deputetja Ulrike Lunaçek nuk do të jetë përfaqësuese e zgjedhur e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Ajo nuk është diplomate e karrierës, ndërsa poste të tilla si ky në Prishtinë, mund të udhëhiqen vetëm nga diplomatë që punojnë në shërbimin e punëve të jashtme. Kështu shkruan sot gazeta austriake ‘Die Presse’, cituar nga RTK.

Lunaçek i ka thënë gazetës vjeneze Die Presse se ajo nuk ka më shpresa për këtë post, pas këtij motivimi që i kishte bërë baronesha Ashton.

Rregullat e BE-së parashikojnë që personi i cili do të marrë postin e përfaqësuesit të BE duhet të jetë diplomat i vendit nga vjen ose funksionar i Komisionit Evropian.

Top Channel