Qeveria e Kosovës ka përmbushur pjesën dërrmuese të planit të hartuar nga ish-kryenegociatori për cështjen e statusit, Marti Ahtisari.

Deklarata është bërë nga ministri i Jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj, gjatë vizitës së tij në Paris.

Hoxhaj ka mbajtur një fjalim para Komisionit për Politikën e Jashtme të Asamblesë Kombëtare të Francës, ku e ka vënë theksin edhe tek të drejtat e minoriteteve dhe procesi i njohjeve.

“Krahasuar me marrëveshjen e Dejtonit dhe atë të Ohrit, Kosova ka implementuar 85% të pakos së ish-të dërguarit të OKB-së, Marti Ahtisari”, ka deklaruar Hoxhaj.

Gjatë vizitës së tij në Paris, ministri kosovar ka marrë mbështetje nga autoritetet franceze për zgjerimin e numrit të njohjeve të pavarësisë.

Top Channel