Jolie: Brad Pitt, burrë i vërtetë

01/06/2011 18:30

Angelina Jolie ka folur mbi partnerin e saj, Brad Pitt, duke thënë që ai është një “burrë i vërtetë”.

Aktorja 35-vjeçare, e cila ka 6 fëmijë me 47-vjeçarin Pitt, lavdëroi gjithashtu aftësitë e tij si baba.

“Jam shumë me fat që kam në krah dikë si Brad. Ai është shumë i sjellshëm, por gjithashtu është një burrë i vërtetë në të gjitha kuptimet”, u shpreh aktorja për ‘Daily Telegraph’.

Në intervistën e tij të fundit, Brad Pitt theksoi për ‘USA Today’ se po mendon të martohet me Angelina Jolie: “Fëmijët po pyesin për martesën. Ata po fillojnë të kuptojnë tashmë dhe duhet të mendojmë edhe për ta.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA