Ratko Mlladic mund të ishte arrestuar më parë dhe 16 vite pritje janë një periudhë shumë e gjatë për drejtësinë.

Deklarata është bërë nga kryeprokurori i gjykatës së Hagës, Serge Brammertz, i cili u ka kërkuar autoriteteve serbe që të hedhin dritë mbi vonesën në arrestim.

Ish-gjenerali i serbëve të Bosnjes mbërriti pasditen e djeshme në Holandë, i shoqëruar nga forcat speciale, ndërkohë që të premten në mëngjes ai do dalë para trupit gjykues.

Mlladic akuzohet për genocid, krime lufte, krime kundër njerëzimit, në vecanti për masakrën e Srebrenicës dhe rrethimin e përgjakshëm të Sarajevës.

Top Channel