Përfundimisht qeveria e Kosovës ka humbur fondin prej 156 milionë eurosh nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, por nuk është përjashtuar nga programi i ndihmave.

FMN-ja ka nënshkruar një marrëveshje të re me qeverinë e Kosovës, e cila është monitorim dhe jo përfitimi i parave.

Kryeministri Thaci, në mbledhjen e qeverisë ka sqaruar se është arritur pajtimi për një program të vëzhguar nga stafi i FMN-së lidhur me një pako masash të politikave që monitorohen nga FMN-ja deri në vitin 2011.

“Këto politika synojnë qëndrueshmërinë fiskale dhe fuqizimin e buxhetit. Zbatimi i suksesshëm i këtij programi do sigurojë vazhdimin e mbështetjes nga FMN dhe organizma të tjërë”, deklaroi Thaci.

Tani kur fonde nuk ka, kryeministri Thaci foli publikisht se FMN-ja ka kërkuar që pagat e punonjësve të mos rriten e po kështu është kërkuar që pagat të mos jepen me rritje pas fillimit të zbatimit të vendimit të qeverisë.

Por ky presion nuk e ka zmbrapsur qeverinë e e kryeministrit Thaci. Ai tha se pagat do të vazhdojnë të jepen me rritje, ndërsa siguroi se mjetet për ndërtimin e rrugës së kombit janë të sigurta dhe nuk do të ndalet puna për realizimin e këtij projekti.

Në mbledhjen e qeverisë së Kosovës kreu i saj bëri të ditur se brenda 60 ditësh do të bëhet edhe shpallja e tenderit për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Shkup.

Qeveria e Kosovës ndau nga fondi rezervë 200 mijë euro për përmbytjet në Prishtinë, në Gjilan dhe rajonin e Dukagjinit.

Si për t’ju përgjigjur zëvendësit të tij në parti, Fatmir Limajt, i cili të martën në Kuvend tha se Kosova po sillet si në kohën e UNMIK-ut, kryeministri Thaci tha se:

“Kosova nuk është në kohën e UNMIK-ut, por është shtet i pavarur dhe ka politikat e saj ekonomike dhe politikat për rritjen e mirëqënies sociale”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA