Përfaqësuesi i BE-së për veriun, Majkel Xhifoni deklaroi se ideja për ndarje territoresh apo ndryshim kufijsh nuk mendohet.

“Idetë për ndarje, copëtim, shkëmbim territoresh, ndryshim kufijsh apo rivizatim hartash në Ballkan, në këtë moment nuk mund të jenë në axhendë”, tha në intervistën ekskluzive për Radio Kosovën, përfaqësuesi i BE-së për veriun, Majkel Xhifoni.

I pyetur nga gazetari i Radio Kosovës për angazhimin e BE-së kundër strukturave paralele në veri, Xhifoni u përgjigj se “është e qartë çështja e BE-së dhe gjithë institucioneve të saj atje”.

“Ne nuk jemi të fiksuar në çështjen e strukturave paralele atje, sepse ne nuk i njohim këto struktura paralele. Për ne të vetmet institucione legale me të cilat bashkëpunojmë janë institucionet e Kosovës”, tha Xhifoni.

Top Channel