Autoritetet serbe kanë ekstraduar pasditen e sotme në Hagë ish-gjeneralin serbo-boshnjak Ratko Mlladic.

Sipas agjencive serbe të lajmeve, Mlladic është transportuar me një autokolonë policie në aerodromin “Nikola Tesla”, prej nga është nisur drejt Holandës.

Sipas burimeve, masat e sigurisë kanë qenë shumë të larta, nga frika e ndonjë proteste të mundshme të nacionalistëve kundër ekstradimit.

Ditën e sotme, Gjykata e Lartë e Serbisë hodhi poshtë apelin e avokatit të Mlladic për të kundërshtuar dërgimin në Hagë.

Kjo gjykatë e akuzon ish-komandantin e serbëve të Bosnjes për genocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të kryera në Bosnje gjatë periudhës 1992-95.

Lajmin për ekstradimin e Mlladic e ka konfirmuar para pak castesh edhe ministrja serbe e Drejtësisë, Snezhana Malovic, në një konferencë për shtyp.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel