Në Kosovë nuk janë regjistruar raste të infektimit të ushqimit nga E-Coli, i njohur ndryshe si bakteri-vrasës.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria kosovare e Shëndetësisë, sipas të cilës të gjitha produktet që janë testuar kanë rezultuar të sigurta.

Sipas të njëjtit burim, për të parandaluar një infektim të mundshëm, agjencia për kontrollin e ushqimit nga ngritur nivelin e sigurisë.

Edhe Policia e Kosovës, përmes mekanizmave për menaxhimin e kufijve, po mbikëqyr me vëmendje produktet ushqimore me bazë bimore që hynë në Kosovë.

Top Channel