Amy Winehouse po rrezikon jetën

31/05/2011 15:50

Amy Winehouse është kthyer sërish në rehabilitim për shkak të problemeve të saj me drogën dhe alkoolin dhe mjekët e kanë paralajmëruar se nëse vazhdon kështu, jeta e saj është në rrezik.

Sipas një burimi, “kjo është mundësia e fundit e Amy-t. Gjendja e saj shëndetësore nuk është e mirë dhe doktorët janë treguar të ashpër me të duke i thënë qartë që po rrezikon shumë”.

Këngëtarja 27-vjeçare ka qenë edhe në vitin 2007 në rehabilitim.

Edhe pse duket se kësaj radhe ajo është e vendosur të kurohet nga veset e saj, Amy Winehouse ditën që do të hynte në klinikën e rehabilitimit bleu një shishe vodka dhe e piu të gjithën para se të futej.

Top Channel