Ish-zëvendësemisari në bisedimet për statusin e Kosovës, Albert Rohan ka
deklaruar se askush në bashkësinë ndërkombëtare nuk mbështet ndarjen e
Kosovës, sepse është zgjidhje e rrezikshme që prek edhe shtete tjera.

Në një intervistë për ‘Express’, të cilës i referohet Telegraf, ai ka thënë se do të befasohej nëse Serbia pranon të shkëmbej Luginën e Preshevës me pjesën veriore të Kosovës.

Rohan vlerëson se Beogradi nuk do të pranonte këtë opsion për shkak të autostradës dhe hekurudhës që lidhin Serbinë dhe Maqedoninë përmes Luginës së Preshevës.

Top Channel