Ish-shefi i ushtrisë serbo-boshnjake Ratko Mlladic do të apelojë kundër ekstradimit në Gjykatën e Krimeve të Luftes në Hagë.

Familjaret e tij vazhdojne te kembengulin se Mlladic eshte shume i semure e nuk e perballon dot udhetimin, por qeveria serbe me te gjithe gjasat do ta rrezoje apelin e tij. Kjo levizje e avokateve mbrojtes te gjeneralit shihet si perpjekje per te fituar kohe. Ministrise se Drejtesise mund t’i duhen tre dite per te dale me nje vendim, megjithate prokuroret jane gati ta hedhin poshte pretendimin e mbrojtes me argumentin se eshte thjesht nje taktike per vonesa e zvarritje.

Nga ana tjeter, Haga nuk ka specifikuar ndonje date per mberritjen e mundshme te gjeneralit, por nuk eshte cudi thote BBC, qe ai te dergohet edhe brenda nates pa asnje lloj paralajmerimi paraprak. Ne Beograd, protesta e se djeles kunder arrestimit te ish liderit ushtarak serbo-boshnjak, perfundoi ne perplasje te dhunshme te protestuesve me policine. Rreth 7.000 vete u mblodhen ne sheshin qendror te kryeqytetit per te denoncuar ndalimin e  njeriut qe e shohin si `hero`.

Bashkepunimi me hagen eshte tradheti, deklaroi Lidija Vukicevic i Partise Radikale Serbe. Ekstremistet e djathte u perleshen ne rruge me policine, dhe sipas te dhenave te autoriteteve, te pakten 70 demonstrues, kryesisht te rinj, kane perfunduar ne pranga.

Mbi Mlladicin, rendojne akuzat per krime lufte dhe genocid, e mbi te gjitha, ai shihet si njeriu pergjegjes per rrethimin 44 mujor te Sarajeves si dhe per masakren me te madhe ne Europe qe prej Luftes se Dyte Boterore, ate te Srebrenices, ku brenda një kohe të shkurtër forcat e armatosura serbe nën komandën e tij ekzekutuan rreth 8000 burra dhe djem muslimanë.

Top Channel