Në përfundim të demonstratës së ultranacionalistëve serbë të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në favor të ish-gjeneralit Ratko Mlladiç kanë shpërthyer përleshjet mes policisë dhe ekstremistëve.

Nga këto përleshje kanë mbetur të plagosur 17 persona ndërsa numri i të arrestuarve është 100.

Mes të plagosurve 13 janë agjentë policie dhe 4 janë huliganë të cilët kanë sulmuar policinë me hedhje gurësh dhe shishesh.

Në sheshin e Beogradit ishin të pranishëm rreth 10 mijë demonstrues.

Manifestuesit u mblodhën në shesh për të protestuar kundër arrestimit të Ratko Mlladiç. Ata kishin veshur bluza ku shkruhej: “Eshtë vallë krim të mbrosh Serbinë?” dhe mbanin në duar pankarta kundër qeverisë së Boris Tadiç të cilin e konsiderojnë tradhëtar për shkak të mbështetjes që ai dha për arrestimin e Mlladiç. 

Top Channel