Përfaqësuesit e strukturave politike dhe të sigurisë në Mitrovicë
vlerësuan të hënën në takimin e rregullt dyjavor të Komitetit për
vlerësimin e sigurisë, që mbahet në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje
dhe Shpëtim, se gjendja e sigurisë mbetet e brishtë, ndërkohë që kërkuan
masa ndaj atyre që bllokojnë rrugët.

Nënkryetari i komunës, Riza Haziri, sipas Telegraf vlerësoi punën e mirë të strukturave të sigurisë që janë duke bërë sa i përket moslejmit të përshkallëzimit të situatës, duke pasur parasysh tendencat e strukturave paralele serbe që dirigjohen nga Beogradi.

Por konstatoi se mund të bëhet edhe më tepër, meqë bllokadat e rrugëve dhe ngjarje të tilla janë të papranueshme. “Strukturat e rendit duhet të veprojnë dhe të mos lejojnë bllokimin e rrugëve”.

Top Channel