Marylin, dalin të tjera foto të papublikuara

30/05/2011 15:20

Një seri fotosh të pabotuara të Marilyn Monroe me kostum banjoje, të gjetura rastësisht në vitin 1980, janë publikuar sot në faqen e internetit të CNN, pak ditë nga 85 vjetori i lindjes së aktores mit, e vetëvrarë në 1962.

Fotot dhe negativët ishin blerë nga një koleksionist, Anton Fury, në një treg të gjërave të lira në Parsippany, në New Jersey, për dy dollarë.

Ishin dy zarfe, një me të pabotuarat e Marilyn dhe tjetra me fotot dhe negativët e Jayne Mansfield.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel