Kim Kardashian, e famshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për “reality show”-n që tregon hollësitë e jetës multimilionere që bën ajo falë pasurisë së familjes, ka shpallur fejesën.

Kardashian është fejuar me basketbollistin e New Jersey Nets, Kris Humphries, me të cilin ka 6 muaj e lidhur.

Mësohet se unaza e diamantit që lojtari i NBA i dhuroi të fejuarës së tij ka një vlerë prej 1.4 milionë eurosh, 20.4 karatësh.

Kim ka pozuar për shtypin ndërkombëtar duke treguar unazën e saj të shtrenjtë.

Dëshira e Kim Kardashian është që ceremonia e saj martesore të jetë më e madhe se dasma mbretërore mes Princit Ëilliam dhe Kate Middleton.

Leo di Caprio tradhëton Bar Refaelin

Leonardo DiCaprio mund të jetë tërhequr nga bukuria e vajzës gossip  Blake Lively, por ai ende nuk është i gatshëm të pranojë, që ai të shihet në publik me të.

Ai nuk konfirmon se ka ndarë të dashurën e tij afat-gjatë, supermodelen Bar Refaeli, por lidhja e tij duket se ka një javë që është shkëputur, ndërkohë Di Caprio nuk e ka humbur kohën e tij të shkojë dëm.

Ai ka kaluar javën e kaluar në jug të Francës me Blake, por gjithmonë duke mbajtur atë në një distancë të sigurtë larg vehtes.

Aktori ecte nja dhjetë metra prapa missis Lively, para se ai të drekonte me të në qytetin e Saint-Paul De Vence të premten.

Ata pastaj morrën një makinë Mercedes të Kanës, ku më pas u ngjitën në një superjaht. Ajo pranon të jetë në shoqërinë e Caprios, për sensin e tij të humorit.

BRAD PITT thotë se do të martohet me Jolie

Brad Pitt ka thënë se ai mund të martohet me Angelina Jolie për të mbajtur fëmijët e tyre të lumtur.

Çifti i top listës të cilët kanë qenë së bashku që nga viti 2005 kishte këmbëngulur se ata nuk do të kishin pengesë deri sa martesat e homoseksualëve të legalizoheshin në të gjithë SHBA.

Por Brad, 47 vjeç, pranoi se: “Fëmijët pyesin për martesën. Është e kuptueshme gjithnjë e më shumë për ta kështu që është diçka që ne e kemi marrë dhe po e  shohim këtë çështje…”.

Brad dhe Angelina 35 vjeç, kanë adoptuar Maddox, nëntë vjeç, Pax, shtatë vjeç dhe Zahara, gjashtë vjeç. Ata kanë fëmijët biologjike Shiloh, pesë vjeç, dhe binjakët Knox dhe Vivienne, dy vjeç.

Ylli i kinemasë i tha një gazete amerikan se jeta e tij është ne kaos nga mëngjesi deri në darke derisa të fikën dritat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA