Berisha: Duhet numëruar cdo votë

30/05/2011 15:55

Pasi lajmëroi në mbledhjen e grupit parlamentar se qeveria do të rrisë
edhe këtë vit pagat dhe pensionet, kryeministri Sali Berisha bëri edhe
një shpjegim të detajuar për arsyen pse Partia Demokratike i ka kërkuar
Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të rivleresojë votat e kontestuara
gjatë procesit të numerimit të votave për Tiranen.(UPDATE)

Duke deklaruar se, demokratet, nuk kane paraprakisht nje ide se kush del i fituar nga rivleresimi i ketyre votave, Edi Rama apo Lulzim Basha, kryeministri Berisha tha se me kete vendim u respektua integriteti i sistemit zgjedhor dhe se nuk preket asnje vote ku komisioneret kane vendosur me unanimet per vlefshmerine e saj.

“Ndonese zoti Basha eshte me 81 vota para, ndonese kemi fituar Keshillin Bashkiak, ndonëse kemi fituar shumicen e minibashkive, me kete kerkese respektojme integritetin e procesit dhe se vleresimi i komisionereve nga te dyja palet per keto vota do te kete gjykimin e sistemit”, tha Berisha.

I vetmi perjashtim qe kane bere demokratet eshte mosankimimi ne KQZ per mbi 1 mije vota te gjetura ne kutite e votimit bashke me kundrafletet dhe qe kodi zgjedhor i klasifikon te pavlefshme. Por demokratet nuk i kane ankimuar ato, edhe pse ato mund te ishin ne favor te zotit Basha, sepse sipas kryeministrit Berisha eshte respektuar vullneti i qarte i shprehur nga zgjedhesit ne keto vota.

“Ato jane cilesuar te kontestuara nga komisioneret me shume te drejte, por ka nje element. Nese do te merreshim me to, kandidati tjeter  nuk do te ishte me 81 vota minus por me 300-400 vota minus. Por problemi ishte se qytetaret ishin shprehur qarte ne keto vota.Ne nuk e beme kete leshim per zotin Edi Rama, por per ata mbi 1 mije qytetare te Tiranës e votuan sipas te gjitha rregullave, por qe ne dem te tyre, komisioneri i pakujdesshem kishte vendosur ne kuti fleten dhe kundrafletën”, theksoi Berisha.

Persa i perket akuzave qe po vijne nga Partia Socialiste per mosperputhje te numrit te votave me numrin e zgjedhesve dhe falsifikim te dokumentave zgjedhore, kryeministri Berisha vuri ne dukje se keto akuza po behen nga opozita, pasi ajo lejoi te kalonte cdo afat ligjor per te ankimuar cdo parregullsi te pretenduar.

“Zoti Rama qe kishte 144 ore afat dorezoi vetem 2 ankesa. Nuk beri asnje padi tjeter, kur pardje nxori Rucin, i cili tha se ka mosperputhje me tabela. Kush te pengoi ty more zoteri 144 ore te mos padisje te pakten 2 mije kuti votimit dhe tabelat e tyre? Nuk e bere, por po akuzon pasi u mbyllen te gjitha afatet ankimore”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha perseriti qendrimin e mazhorances se ne fund te procesit ligjor, koalicioni qeveritar do te respektoje cdo vendim te Kolegjit zgjedhor dhe do te njohe cdo rezultat te certifikuar nga insitucionet e pavarura.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA