E sapokthyer nga samiti i Varshavës, presidentja e Kosovës hodhi poshtë cdo mundësi që në tryezën e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë të shtrohet edhe cështja e ndarjes së vendit.

“Cështja e dialogut me Serbinë natyrisht është diskutuar në shumë tryeza. Ju e dini që kjo cështje udhëhiqet nga ana e zyrës së kryeministrit. Por mund t’ju them, nga njoftimet që kam marrë se deri më tani ka qenë kryesisht në fazat e aspektit teknik”, tha presidentja Jahjaga.

Presidentja Jahjaga tha se mori premtime nga pjesëmarrësit në samit, për lobim në njohjen e shtetit kosovar.

Top Channel